Dhjetë yje të Premierligës që duhet të ndërrojnë skuadër

Dhjetë yje të Premierligës që duhet të ndërrojnë skuadër

Kroaci – Angli, ky është futbollisti i ndeshjes

Premierliga ka parë disa transferime të jashtëzakonshme gjatë këtij afati kalimtar, por disa që pritej të ndërronin ambient këtë verë nuk e kanë bërë këtë gjë akoma.

Afati kalimtar është pranë përfundimit dhe deri tani kemi parë lëvizje gati-gati të çmendura, si transferimi i Kepa Arrizabalaga tek Chelsea për 80 milionë euro.

Blutë e bënë spanjollin portierin më të shtrenjtë në histori, pasi gardiani belg Thibaut Courtois ishte i vendosur për të kaluar tek Real Madrid, transferim që u zyrtarizua sot.

Por në Premierligë ka akoma lojtarë, të cilët megjithëse pritej që këtë verë do të ndërronin ambient, kanë mbetur akoma tek skuadrat respektive, për habinë e shumëkujt.

Mediumi Goal.com ka bërë një listë të dhjetë futbollistëve që duhet të ndërrojnë skuadër para mbylljes së këtij afati kalimtar, ku përfshihen emra si Paul Pobga e Toby Alderweireld.

Kurt Zouma, Danny Welbeck, Danny Drinkwater, Paul Pogba, Anthony Martial, Danny Ings, Ruben Loftus-Cheek, Vincent Janssen, Loris Karius dhe Toby Alderweireld

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)