Dhunë në derbin e madh turk Galatasaray – Fenerbahce (VIDEO)

Dhunë në derbin e madh turk Galatasaray – Fenerbahce (VIDEO)

Daja: Nuk mund të fitohet në një stadium me kaq shumë policë

Një përleshje e madhe mes lojtarëve të Fenerbahces dhe Galatasarayt ndodhi pas përfundimit të takimit. Ndeshja u mbyll barazim dramatik 2-2.Fillimisht pas një dominimi të madh Galatasaray ishte në epërsi prej 2:0 ,e golat e shënuar nga Ryan Donk (31’) e Martin Linnes (49’).Më pas në pjesën e dytë Fenerbahce u kthye duke shënuar së pari nga penaltia me anë të Valbuenas, para se Jailson të shënojë një eurogol në minutën e 72-të.Dy skuadrat luftuan deri në fund dhe patën raste për të fituar, por ndeshja u mendua se u nda në paqe.Megjithatë, fërkimet gjatë ndeshjes lojtarët i sqaruan pas përfundimit, ku vendësit u vërsulën tek ata të Fenerbahces, në veçanti ndaj golashënuesit, Jailson.Skenat e tmerrshme tashmë po bëjnë xhiron e botës, e që në fakt nuk janë risi për një derbi të tillë që gjithmonë karakterizohet me shumë tensione.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)