Diaspora ia lë Kosovës rreth 1 miliard euro në vit

Diaspora ia lë Kosovës rreth 1 miliard euro në vit

Çfarë kishte treguar Vasfije Krasniqi për UÇK-në pas dhunimit?

Qindra milionë euro mërgimtarët i dërgojnë në Kosovë çdo vit. Paratë vijnë nga bashkëatdhetarët që punojnë e veprojnë në vendet e BE-së, kryesisht nga Gjermania, Zvicra, Italia, Austria etj. Këto miliona euro vazhdojnë të jenë financues i rëndësishëm për shumë familje kosovare

Pothuajse secila familje në Kosovë ka të ardhura nga diaspora. Dërgesat e bashkëatdhetarëve ndihmojnë shumë në zbutjen e varfërisë. Përgjatë një viti në vendin tonë hyjnë më shumë se 700 milionë euro nga diaspora, përmes bankave komerciale, agjencive për transferim të parave dhe dërgesave të tjera.

Në nëntë mujorin e parë të vitit 2018 (janar-shtator), shuma e remitencave nga diaspora ka arritur vlerën e 588.2 milionë eurove. Mirëpo, bazuar në trendin e dërgesave nga vitet e kaluara, besohet se komplet viti që e lam pas kap shumën e mbi 700 milionë eurove të dërguara nga diaspora, kështu deklaroi sot për Gazetën Express, Lorik Pustina nga zyra për informim në Ministrinë e Diasporës.

“Në periudhën janar – shtator të vitit 2018, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qëndrore të Kosovës, përmes bankave komerciale, agjensive për transferim të parave dhe dërgesave të tjera në Kosovë shuma e remitencave nga diaspora jonë është 588.2 milionë EUR. Në këtë shumë nuk është përfshirë tre mujori i fundit, i cili bazuar në trendin e dërgesave nga vitet e kaluara, do ta ngrisë këtë shifër në mbi 700 milionë EUR”, tha Pustina për Gazetën Express.

Pustina tha se paratë nga diaspora në Kosovë vijnë më së shumti  nga mërgimtarët në Gjermani, Zvicrër, Italia etj.

“Rezulton që përqindja më e madhe e remitencave vjen nga vendet ku ka përqëndrim më të madh të diasporës tanë pra nga Gjermania dhe Zvicra, e pastaj Italia, Austria, Belgjika, ShBA-të e kështu me rradhë”, tha ai.

Pustina përmendi edhe paratë kesh të cilat bashkatdhetarët tanë i shpenzojnë gjatë pushimeve të tyre në Kosovë e që sipas Bankës Qendrore e rrisin shifrën në mbi 1 miliardë euro.

“Duhet të kihet parasysh se, si shtesë e raportit të BQK-së, janë edhe paratë kesh të cilat bashkatdhetarët tanë i shpenzojnë gjatë pushimeve të tyre në Kosovë e që në realitet e rrisin shifrën në mbi 1 miliardë EUR. Ministria e Diasporës e konsiderojmë diasporën tonë si partnerë të rëndësishëm, investitorë serioz të cilët mund ti kanalizojnë këto remitenca drejt projekteve të rëndësishme në Kosovë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se në vitin 2017 dërgesat nga bashkatdhetarët tanë kanë arritur shumën 759.2 milionë EUR, duke ju referuar gjithnjë raportit të BQK-së, ndërsa krahasuar me vitet paraprake tjera, është vërejtur një ngritje e vazhdueshme.

Vlen të ceket se çdo vit mijëra persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Vetëm gjatë 10 mujorit të këtij viti (janar-tetor 2018) e lanë shtetësinë 4831 qytetarë, ata u larguan nga vendlindja për të jetuar dhe vepruar në vende të ndryshme të BE-së.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)