DIEGO SIMEONE MUND TA HUMBAS FINALEN E EUROPA LEAGUE

DIEGO SIMEONE MUND TA HUMBAS FINALEN E EUROPA LEAGUE

Irani i reziston Spanjës në pjesën e parë

Ndeshja e mbrëmshme që u zhvillua në kuadër të gjysmëfinales së parë të Europa League në mes Arsenal dhe Atletico Madrid, përveç barazimit 1-1, që ishte befasi pas gjithë dominimit të “Topçinjve”, kishte edhe disa momente jo të këndshme, sidomos për ekipin nga Madridi.Fillimisht, pas vetëm 10 minutash, Atletico Madrid ngeli me një lojtarë më pak, pasi mbrojtësi anësor, Sime Vrsaljko, u ndëshkua brenda pak kohe me dy kartonë të verdhë.

Disa momente më vonë, pasi gjyqtari i ndeshjes, Clement Turpin, nuk e ndëshkoi me karton një lojtar të Arsenal për shkak të ndërhyrjes, trajneri i mysafirëve, Simeone, reagoi ashpër verbalisht ndaj gjyqtarit francez dhe ky i fundit e largoi atë nga loja.Thuhet se me t’u larguar, Siemone e ka quajtur gjyqtarin Turpin me fjalët “bir ku*ve” dhe për këtë gjest të trajnerit argjentinas, UEFA do të fillojë një hetim.Në rast se dëshmohet që Diego Siemone ka përdorur me të vërtetë ato fjalë kundrejt gjyqtarit të ndeshjes, atëherë ai mund të ndëshkohet me pezullim prej tri ndeshjeve, çka do të thoshte se, në rast që “Los Colchoneros” kalojnë në finale, Simeone nuk do të ishte në stol për ta udhëhequr ekipin. /Insporti.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)