Dikur Fryma e Re, tash Partia e Re?!

Dikur Fryma e Re, tash Partia e Re?!

Mikëpritje e ngrohtë për Adnan Rrustemin në Llugaxhi

Grupi i të pakënaqurve, të cilët dhanë dorëheqje, shumë shpejt mund të dalin me partinë e re.

Pjesa më e madhe e atyre që mund ta përbëjnë partinë e re, vijnë nga Fryma e Re, parti e krijuar nga Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Ilir Deda e shumë të tjerë që para disa vitesh i ishin bashkuar Vetëvendosjes.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se një nga opsionet që po diskutohet për emrin e kësaj partie, do të jetë Partia e Re.

Sipas këtyre burimeve, ka një pajtueshmëri për emërtimin e kësaj partie. “Nga opsionet që po diskutohet për emërin e subjektit të ri politik nga të rebeluarit e VV-së, është ai i Partisë së Re”, tha ky burim.Zyrtarisht askush nga të rebeluarit e VV-së nuk ka dashur të flas për Gazeta Blic në lidhje me këtë çështje.Ndërkaq, deri më tani janë hiq më pak se 5 zyrtarë të lartë që kanë dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje.Pas Visar Ymerit dhe Dardan Sejdiut që kanë dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe nënkryetarit, nga kjo parti dorëheqje kanë dhënë edhe deputetja Aida Dërguti, Shqipe Pantina si dhe anëtari i Kryesisë Zgjin Hyseni.Gazeta Blic ka raportuar se janë hiq më pak se 11 deputetë që do të shkëputën nga Lëvizja Vetëvendosje, më në krye me Dardan Molliqajn për formimin e Partisë së Re.Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shume përcaktues se me cilin krah do të shkoj.Burime të Gazetës Blic thonë që sipas të gjitha gjasave Ahmeti do të shkoj me grupin Molliqaj.Megjithatë, Ahmeti një hap të tillë do ta ndërmarrë në muajt në vijim, pra jo tash në këtë kohë kur ka akuza e kundërakuza të mëdha në VV.Sipas burimeve të Gazetës Blic duket se as oferta e Albin Kurtit, që t’ia lëshoj postin e kryetarit pas përfundimit të mandatit, që pritet të zyrtarizohet në krye të VV, nuk po e bindin Ahmetin që të qëndroj në Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërkohë, Albin Kurti i cili e kishte të qartë kushtin e Grupit të Dardan Molliqajt, që nëse do të kandidoj për kryetar partie atëherë do të ndahet VV, në mbledhjen e fundit të Kryesisë ka kërkuar nga të dorëhequrit që ti shqyrtojnë pozicionet e tyre edhe njëherë.I vetmi që i është përgjigjur përmes një shkrimi në Facebook Kurtit është Visar Ymeri.Ky është shkrimi i plotë i Visar Ymerit:Kam shpresuar që dorëheqja ime të shërbejë, mes tjerash, edhe si një lloj alarmi për gjendjen e krijuar brenda organizatës. Në mënyrë që të fillojmë ta trajtojmë atë seriozisht. Që ta bëjmë Lëvizjen bashkë. Që t’i ndalim animozitetet e aktivistëve ndaj njëri tjetrit. Që të mos shpifin e gënjejnë. Që të mos linçojnë e degradojnë. Deri tash pashë pikërisht të kundërtën. Pashë vetëm arrogancë. Ç‘fatkeqësi!Kjo dorëheqje e të tjerat nuk u trajtuan si shqetësim që ishin, mospajtim me atë që po ndodh, protestë ndaj kësaj fushate përdhosjeje që po e shohim tash një vit brenda e tash një muaj në rrjete sociale. Por si plan. I bashkërenduar mirë. Përmes dorëheqjeve, anëtarë kryesie e deputetë të Lëvizjes, arrijtën ta gjejnë armikun e brendshëm. I cili bashkë me armikun e jashtëm e paska gatuar këtë sulm ndaj Lëvizjes e Albinit për një kohë të gjatë. Meqenëse i gjetëm, thonë ata, tash i luftojmë më lehtë. Si dhe e kemi më të lehtë t’ua parandalojmë planin sepse u tregojmë të gjithëve se kush janë armiqtë, dhe kushdo që flet me ta duhet ta dijë se po flet, dhe do të ndikohet nga “puçistët”, armiku i brendshëm. Nëse i dëgjon se çka po thotë armiku i brendshëm pashmangshmërisht do të jesh armiku i brendshëm. Objektivisht do të shkosh në atë drejtim. Do të mashtrohesh! Ndryshe nuk mund të jetë. Kështu që në këtë pikë nuk kemi çka flasim. Kjo është e vërtetë objektive.Për të tjerat flasim. Por jo para se të pranohet kjo e vërtetë objektive. Sepse përndryshe diskutimi nuk ka kuptim.Megjithatë pati edhe thirrje për diskutim. Nga Kryesia e deri te Albin Kurti tash së fundi. Shumë mirë. Po çka do të flasim?Jam takuar me Albinin dy herë pasi që është liruar nga burgu: të shtunën më 30 dhjetor (2017) si dhe të martën më 2 janar (2018). Të dyja herat pjesën më të madhe të kohës e kemi kaluar duke e diskutuar këtë çështje. Këtë problem me të cilin po ballafaqohemi tash e një kohë. Nuk pashë në këto takime asnjë moment reflektimi nga ai. Fatkeqësisht. Asnjë keqardhje për krejt këtë fushatë linçimi e sharjesh, njëherë brenda organizatës e tash së fundi edhe në publik. Siç nuk pati asnjë fjalë për këtë as në postimin e tij të djeshëm. Kjo më brengos. Sepse nëse nuk e dënon e nuk distancohet atëherë a po i bie se e përkrah?Për më tepër se kaq, është tepër e dhimbshme se si edhe në postimet e deklarimet publike, së pari nga burgu me letrën dërguar Këshillit, e pastaj edhe pas daljes dhe me këtë postim të fundit, ka një ngjashmëri të tmerrshme mes atyre që i thotë Albini kur flet për problemin, me ato që i lexojmë nga aktivistë të caktuar në diskutimin e tyre publik (natyrisht këto të fundit të parafinuara prandaj edhe me një dimension shumë më shokues për publikun). P.sh. Albini e quan Aidën të mashtruar. Kjo nënkupton që ka një skemë të përgatitur në të cilën ajo ka ra në grackë. Pastaj i ke aktivistët që e quajnë Aidën baskëpunëtore të ShIK-ut! Ose që e ka “djegur” Dardani. Thua ti Aida nuk ka mendje të veten, të gjykoj vet, dhe të vendos vet. Ose në postimin e djeshëm të Albinit, renditja e fitoreve të Lëvizjes kronologjikisht bashkë me sulmet e pushtetit ndaj Lëvizjes për të ardhur deri te zhvillimet e fundit e dorëheqjet, ka një porosi të tmerrshme brenda: kronologjia këtu ka një qëllim, t’i paraqes dorëheqjet si vazhdimësi e sulmit të pushtetit, pra kundër fitoreve të Lëvizjes! Kjo porosi pastaj amplifikohet e shpërndahet nga aktivistët në rrjete sociale. Këtu fshihet, duke mos u përmendur, një kronologji tjetër: ajo e zhvillimeve brenda organizatës të cilët nuk kanë qenë publike por kanë qenë të pranishme shumë para zgjedhjeve të përgjithshme, gjatë tyre, para zgjedhjeve lokale, e gjatë tyre.E gjitha kjo për ta zgjidhur problemin? Po ky është problemi. Me këtë lloj problemi ballafaqohemi tash e një kohë. Akuzat e sofistikuara, pa asnjë bazë, të cilat pastaj barten nëpër aktivistë dhe shndërrohen në “të vërtetën e pamohueshme”.Këtë e kemi diskutuar shumë herë gjatë këtij viti të fundit. Së paku pesë herë në kryesi në faza të ndryshme. Me dhjetëra herë në takime të ndryshme, me Albinin, me Albinin dhe të tjerët. Diskutimet e tilla janë ballafaquar me një problem madhor: mungesën absolute të gadishmërisë së Albinit për ta pranuar gabimin e vet.Dhe tash e njëjta gjë: në njërën anë po portretizohen “të ligët” të cilët mision jetësor e paskan ta dëmtojnë Lëvizjen, e në anën tjetër “të shenjtit” që nuk mund të gabojnë. Ç‘kuptim ka të flasin këto dy anë. Ato nuk gjejnë pajtueshmëri. Ato nuk mund të flasin. Vetëm mund të nënshtrohen. Njëra ndaj tjetrës. Natyrisht se e shenjta duhet ta nënshtrojë të ligën. Pra, nuk po kërkohet as diskutim e aq më pak demokraci, por nënshtrim!Gjithsesi duhet të diskutojmë. Unë mbetem pjesë e Grupit Parlamentar. Grupi Parlamentar bashkë me pjesën e mbetur të Kryesisë edhe duhet edhe ka çka të diskutojnë gjërë e gjatë për këtë çështje. Por diskutimi për të pasur kuptim duhet të jetë i lirë nga frika. Kjo metodë frikësimi e tipit “nëse nuk je me mua, je kundër meje” nuk ka të bëjë fare me demokracinë. Nuk ka të bëjë me sinqeritetin. Nuk e ka për qëlllim unitetin. Nuk e ka për qëllim Lëvizjen. Diskutimi duhet të jetë i hapur. Duhet të jemi të gatshëm secili ta pranojmë kur dhe ku kemi gabuar. Duhet t’i heqim dyshimet për motivet e njëri tjetrit. Duhet ta kthejë besimin mes nesh. Duhet ta kemi në fokus Lëvizjen e jo veten! Kështu është rruga përpara.

Tjetra rrugë përpara është rruga degradimit e devijimit. Në të nuk marrin pjesë të gjithë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)