Dimër i nxehtë për Barcelonën

Dimër i nxehtë për Barcelonën

Klubi në “gjumë”, asnjë lëvizje te Ulpiana

Barcelona ka disa hapësira të dobëta në skuadrën e tyre që janë parë pak para disa jave kështu dyshohej që kanë të bëjnë me stadin e trajnerëve por tani gjërat janë më të qarta

Fokusi i tyre tani do të jetë janari përsëri me skuadrën që është duke shikuar për ti forcuar gjatë afatit kalimtar të dimrit aty ku ka nevojë.

Gabimet që u bënë verën që lam pas duhet që të zgjidhen në kohë të shkurtër sidomos në mbrojtje.

Një anësor i majtë dhe një mbrojtës janë në listën e tyre të blerjes e që emrat e tyre i ka bordi dhe presidenti Josep Maria bartomeu që tashmë janë duke u koncentruar në këtë afat.

Kjo nuk do të thotë se ata mos të shikojnë edhe mundësi për të blerë lojtarë në sulm dhe për portier me disa largime që nuk janë përjashtuar për shkak të paraqitjes së tyre të dobët apo lojtarëve që janë duke kërkuar mundësi të tjera.

Ernesto Valverde e filloi sezonin duke ditur se ai nuk ka alternativë të duhur për Jordi Alban, me të riun Miranda nga akademia i cili nuk ka arritur që të bind me paraqitje dhe Vermaelene që nuk po funksionon.

Nevoja për një mbrojtës po ashtu është parë në këto muaj me mbrojtësit tashmë në moshë Pique dhe Vermaelen që nuk po ja dalin mirë.

Largimi i mundshëm i partierit rezervë Cillessen është një problem por ai mund të mos ndodh për shkak të numrit të vogël të portierëve në treg.

Vermaelen tani është jashtë për më shumë se gjashtë javë pas lëndimit të ligamenteve pasi që ishte me skuadrën e Belgjikës kështu që nuk do të këtë mundësi që ti rinovohet kontrata që i skadon në fund të sezonit.

Alba është duke pritur për kontratën e re dhe 29 vjeçari ka treguar formë të mirë, por ai nuk ka mbulim nëse lëndohet pasi që nga skuadra u largua Digne. Miranda mbetet një opsion e po ashtu edhe i riu Cucurrella që është i huazuar në Eibar.

Cillessen mund të largohet nëse vjen një ofertë mbi 30 milionë euro për të dhe ai shkon në një klub ku i garantohen më shumë minuta lojë. Sommer, Casteels, Zoet dhe Dmitrovic janë disa nga portierët që Barcelona i sheh si alternativë.

Sezoni i mirë në Alaves dhe forma e mirëq gjatë turneut në SHBA, bëri që Munir El Haddadit ti jepet një mundësi e dytë në Barcelonë por tani ata kanë dyshime për të.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe ka mundësi që ai të largohet si lojtar i lirë dhe bordi nuk e dëshiron këtë, andaj ai mund të shitet dhe të blihet një lojtar sulmues si zëvendësues i tij.

Një tjetër problem është e ardhmja e Alcacer dhe Luis Suarez, me këtë të fundit që mosha mund të jetë kundër tij dhe ai të largohet. /GazetaExpress/

\

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)