Dimri, stina e vështirë për të humbur peshë

Dimri, stina e vështirë për të humbur peshë

Studimi: Varfëria na e shkurton jetën

Rënia nga pesha nuk varet domosdoshmërisht nga regjimi ushqimor i balancuar dhe aktiviteti fizik, por edhe nga stina. Për shembull në verë dielli shkëlqen, ditët janë më të gjata, si dhe njerëzit janë më të motivuar për të qenë aktivë dhe dalë shëtitje, por krejt e kundërta ndodh në dimër.

Ja katër arsye, siç transmeton atsh, përse e kemi të vështirë të humbasim peshë në dimër:

1-Tundimet janë të mëdha: Çokollata e zezë, ushqimet kalorike, ëmbëlsirat, mungesa e aktiviteteve, qëndrimi shtrirë dhe ngrohtë janë disa prej tundimeve më të këqija për shëndetin. Gjithashtu në dimër stresi është më i pranishëm duke bërë që të abuzoni edhe më shumë me ushqimin.

2-Keni mungesë vullneti dhe motivimi: Kush do që të stërvitet në mot të acartë? Temperaturat e ulëta ulin dëshirën për të dalë shëtitje, vrap apo kryer ndonjë aktivitet tjetër jashtë shtëpisë.

3-Konsumoni më shumë kripë: Fakti që në dimër mund të hani më pak ushqime të freskëta dhe më shumë të konservuara shton ndjeshëm konsumin e kripës. Si rrjedhojë trupi juaj do të krijojë rezerva uji, të cilat përveç se krijojnë inflamacion ndikojnë edhe në shtimin në peshë.

4– Mungesë dëshirë për të ngrenë perime: Kur është ftohtë në të vërtetë trupi nuk kërkon brokoli apo sallata, përkundrazi krejt e kundërta. Të kërkosh ngushëllim tek ushqimet fast food dhe jot ë shëndetshme, si dhe të refuzosh ngrënien e perimeve nuk është aspak mënyra e duhur për të humbur kilogramët e tepërt.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)