DINO i sukseseve

DINO i sukseseve

Kryetari dhe kryesia e rinisë së AKR-së së Lipjanit, kalojnë në PDK (Foto)

Ka arritur një sukses në biznes vite me radhë. Ka ndërtuar një karizmë prej një udhëheqësi të pakontestueshëm në kompaninë e tij serioze dhe ndër më të fuqishme në vend. E, ka nisur të ndërtojë shtigje edhe në sport. Është emëruar kryetar klubi para 6 muajsh në klubin e futbollit Ulpiana, por qysh sot ky klub ka një tjetër imazh.

Abedin Salihu, i njohur si Dino ka nisur të bëhet i dashur tashmë edhe për futbolldashësit në Lipjan. Ua ka kthyer atyre buzëqeshjen. Ulpiana sot përcjell kundërshtarët me nga 6, 7 e nganjëherë edhe me më shumë gola. Dhe, kjo, falë Dinos i cili sikur në biznes po del se di të ndërtojë sistem pune edhe në futboll, njofton Ulpianapress

Abedin Salihu – Dino, e pranon se e mori drejtimin e klubit në një situatë të vështirë financiare dhe organizative.

“Realisht klubi ka pasur një periudhë të krizës dhe me vullnetin më të madh e kam marrë drejtimin e klubit dhe po punojmë shumë për të dërguar para. Pos kategorisë së seniorëve që po na bëjnë krenarë me paraqitjet e tyre, sot në klub funksionojnë të gjitha grupmoshat dhe po ashtu edhe klubi i femrave, po ashtu, që ështës ndër pasuritë që ka klubi“, ka thënë Dino.

Ai ka shtuar se drejtuesit e klubit janë të kënaqur me ecurinë momentale të ekipit të parë dhe se rruga drejt ngjitjes në Ligë të Parë sipas tij nuk do të jetë problem.

“Jemi të kënaqur me ecurinë e klubit, sepse është një skuadër që është konsoliduar dhe po ecim drejt suksesit. E kemi objektiv dhe dëshirë bashkë me futbolldashësit lipjanas që të ngjitemi në Ligën e Parë. Është bërë një investim i madh edhe në stadium, janë ngritur tribunat e reja dhe tashmë pothuajse janë kriejuar të gjitha kushtet që Ulpiana ta ketë skuadrën në nivele të larta në futbollin kosovar“, ka thënë Dino.

Edhe pagesa e futbollistëve nuk ka qenë asnjëherë më e rregullt dhe më e saktë.

“Futbollistët tanë paguhen në bazë të punës dhe janë të kënaqur me ne, sikur edhe ne me rezultatet e tyre. Ne ftojmë po ashtu të gjithë që ta ndihmojnë dhe përkrahin sportin, sepse largimi i rinisë nga rrugët për tu marrë me sport është një shëndet për të rinjtë“.

E, ajo që po e brengos sot Dinon është ngecja e Ligjit për sport. Sipas tij, Ligji për sportin duhet të kalojë sa më shpejt në mënyrë që edhe biznese të kenë mundësi të mira për të ndihmuar sportin./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)