Komuna e Lipjanit ka hartuar orarin e barnatorëve kujdestare ditë më parë dhe aty shihet kjartë që barnatorja duhet të jetë e hapur nga ora 21:00 deri në 08:00 të mëngjesit.
Sipas një qytetari ky orar nuk po rrespektohet nga barnoret kujdestare, duke i bërë që qytetarët e komunës së Lipjanit si zgjidhje për hallet e tyre t’ia mësyjnë Prishtinës.
‘’Jo jo tash asnjë barnatore nuk është e hapur qe dy or jam rrugës’’, shkruan një qytetar i Komunës së Lipjanit në rrjetin e tij social.
Kurse me të njejtin problem është ballafaqur edhe një tjetër qytetar që sipas tij mjeku kujdestar i ka thënë se duhet të shkojë në Prishtinë sepse në Lipjan janë të gjitha të mbyllura.
‘’ O kjo ndodh shpesh edhe un pata një të sëmur një natë ne emergjenc data ka qen 07.08.2018 ora 4:30 dhe asnjë barnataore e hapur nuk kish qen bile bile dhe mjeku ne emergjenc na tregoi tha nuk ka te hapur duhet me shku ne prishtin mi ble barnat dhe prap mu kthy ne lipjan edhe ashtu veprunum, mu pom vje mir qe Vlora Limani Hajnuni ka postu orarin e barnatorev , mirpo a kujdeset dikush për t’i kontrollu apo inspektu gjatë nates e jo të gënjehen qytetarët’’./Ulpianapress/
COMMENTS