Nuk ka shumë kohë që kur është marrë vendimi i Drejtorisë së Shëndetësisë Komunale për orarin e kujdestarisë nga barnatoret private në Lipjan, por një vendim i tillë nuk ka gjetur respektim nga disa barnatoret private.
Hajdin Rrahmani, qytetar nga Lipjani i ka thënë Ulpianapress-it se gjatë mbrëmjes së djeshme ka hasur në mos rrespketimin e orarit nga barnatorja kujdestare.
‘’Rreth orës 04:00 të mëngjesit, kisha nevojën e një medikamenti për temperaturë të fëmijës dhe barnatorja kujdestare ishte e mbyllur. Mu dasht të shkojë në Prishtinë për më ble’’, ka thënë Rrahmani.
Rrahmani tutje ka shtuar se këtë rast e ka paraqitur edhe në Inspektoriat të Lipjanit me fakte që barnatorja kujdestare nuk e kishte rrespektuar orarin e kujdestarisë./Ulpianapress/



COMMENTS