Zhvillimet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kanë bërë që liderët e të dyja vendeve të instensifikojnë takimet ndërmjet vete, për të gjetur zgjidhje për situatën.
Gazeta serbe Blic po raporton sot se një takim ndërmjet Vuçiqit dhe kryeministres serbe, Bërnabiq ka nisur qysh nga ora 10:00 e mëngjesit.
Temë kryesore në këtë takim maratonik mësohet të jetë Kosova, transmeton lajmi.net
Sipas Blicit, në këtë takim po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.
Ndërsa mësohet se diskutime ka edhe për ekonominë, dhe tema tjera të hapura politike.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur pas arrestimit të Marko Gjuriqit, i cili hyri pa leje në Kosovë. /Lajmi.net/
COMMENTS