Diskutohet skema e granteve të programit DEMOS (Foto)

Diskutohet skema e granteve të programit DEMOS (Foto)

Në Gjakovë, marsh kundër dhunës ndaj grave

Kryetari Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në zyrën e tij, Drejtorin e projektit DEMOS, Norbert Piljs për të diskutuar rreth skemës së granteve të projektit DEMOS, në të cilin Komuna e Lipjanit është konkurente në mesin ë 38 komunave të Kosovës.

Norbert Piljs ka njoftuar kryetarin Ahmeti për ndryshimet të cilat ka pësuar projekti për këtë vit dhe vitet e ardhshme në të cilat përfshihet rritja e buxhetit të preojektit në 50% si dhe rritjen e numrit të komunave konkuruese.

Ai po ashtu ka theksuar se grantet e ndara për komuna do të bazohen në përformancën të cilat ato tregojnë e me theks të veçant: Raporti i pakualifikuar nga Zyra Kombëtare Auditimit, shpenzimi i investimeve kapitale më së paku 75% nga planifikimi, realizimi i të hyrave vetanake, niveli transparencës etj.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Imri Ahmeti, ka theksuar se Komuna e Lipjanit është shumë e përkushtuar në ngritjen e mëtutjeshme të përformances dhe rritjes së demokracisë lokale përmes përfshirjes së shoqërisë civile dhe të tjerëve në vendimarrje në shpenzimin e buxhetit sipas dinamikës dhe rritjes së të hyrave vetanake.

Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë edhe në të ardhmen.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)