Diskutohet Strategjia dhe Plani i Veprimit për Komunën Mike për Fëmijë në Komunën e Lipjanit

Diskutohet Strategjia dhe Plani i Veprimit për Komunën Mike për Fëmijë në Komunën e Lipjanit

Opozita në Lipjan e cilëson performancën e ekzekutivit joprofesionale

Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me OJQ POLIS sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit ka mbajtur takim me qytetarë për Draft Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Komunën Mike për Fëmijë në Komunën e Lipjanit.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe e Përkujdesjes Sociale, Vlora Limani Hajnuni, njëherit edhe kryesuese e komisionit për hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Komunën Mike për Fëmijë në Komunën e Lipjanit, ka theksuar rëndësinë dhe nevojen e madhe që insitucionet vendore duhet të bëjnë për për promovimin e të drejtave të fëmijëve.
“Fëmijet janë pjeseë më e rëndesishme e shoqërisë ata janë e ardhmja e vendit prandaj institucionet shtetërore e kanë obligim hartimin e rregullativës ligjore e cila do trasoj rrugën e përfshirjes së fëmijëve në vendimmarrje në mënyrë që të sigurohen të drejtat e tyre” ka thënë drejtoresha e Shëndetësisë Vlora Limani.
Ajo po ashtu ka thënë se Komuna e Lipjanit është një ndër komunat e para që ligjerisht po i vë kornizat “Lipjani qytet mik për femijë” duke vendos theks të veçantë në promovim, realizim dhe mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)