Distria Krasniqi ka korrur sukses të madh në Grand Slamin e mbajtur në kryeqytetin e Francës, në Paris.
Xhudistja kosovare ka arritur që të luaj në finale të këtij turneu, ku për fat të keq është mposhtur për të fituar medaljen e argjendtë.
Krasniqi e nisi këtë turne me fitoret ndaj portugezes Joana Diogo dhe brazilianes Gabriela Chibana, shkruan lajmi.net.
Në çerekfinale xhudistja jonë kaloi përmes jug-koreanes, Yujeong Kang, dhe preku gjysmëfinalen.
Në gjysmëfinale, Distria ishte më e mirë sesa francezja Melanie Clement, të cilën e mposhti për të siguruar finalen.
Në luftën e fundit, kosovarja u përball me japonezen Ami Kondo. Aty ajo pas një pakujdesie është mposhtur me IPPON nga kundërshtarja e saj.
Ishte kjo një garë e mirë për Distria Krasniqin, por në fund fati nuk ishte me xhudisten tonë.
COMMENTS