Dita e Fëmijëve u shënua me plotë aktivitete në sheshin e Lipjanit

Dita e Fëmijëve u shënua me plotë aktivitete në sheshin e Lipjanit

Kurti: Serbia është problemi i Ballkanit

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve e njohur ndryshe si 1 Qershori, këtë vit do të shënohet me një shumëllojshmëri aktivitetesh në sheshin e Lipjanit e organizuar nga Komuna e Lipjanit.

Sheshi “Adem Jashari” sot ishte plotë jetë e aktivitete të ndryshme dhe me punëtori si: këndi i artit, këndi i dijes, këndi muzikor, këndi kreativ dhe lojëra argëtuese.

Aktivitetet vijuan me programe të shumta kulturore për fëmijë të moshave të ndryshme si shfaqje për fëmijë me maskota, recitime, vallëzim nga grupe të fëmijëve, dhe programi u përmbyll me muzikë për fëmijë.

Dita ndërkombëtare e fëmijëve për një pjesë të vendeve të botës është 20 nëntor ndërsa për vendet e dikurshme të bllokut lindor është 1 qershori.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një dite për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)