Dita e Mjedisit: Kryetari Ahmeti del në terren për të hequr mbeturinat

Dita e Mjedisit: Kryetari Ahmeti del në terren për të hequr mbeturinat

Vazhdon hipokrizia e Presidentit Thaçi: Krahason Gjykatën Speciale me Holokaustin

Sot është duke u shënuar Dita Botërore e Mjedisit me shumë aktivitete.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me UN Kosovo, Eulexin dhe organizata tjera ndërkombëtare kanë shkuar në Janjevë.

Ahmeti së bashku me aktivistë tjerë kanë pastruar një pjesë të qytezës së Janjevës.

Ai me anë të një postimi ka inkurajuar rritjen e veprimit për mbrojtjen e mjedisit.

“Sot në Janjevën multietnike e multikulturore bashkë përfaqësues të UN Kosovo, Eulex e organizatave tjera ndërkombëtare, përmes një aktiviteti simbolik kemi pastruar një pjesë të kësaj qyteze për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit dhe për të inkurajuar rritjen e veprimit për mbrojtjen e mjedisit tonë në nivel global dhe lokal”, ka shënuar Ahmeti.

Indeksonline

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)