Ditë zie

Ditë zie

Kosova përballet me dilemën, ta ekstardojë ose jo shtetasin turk?

Në nderim të Fadil Vokrrit, nesër ditë zie në Kosovë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë, në nderim të Fadil Vokrrit, i cili sot ndërroi jetë.

Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, me vendim të presidentit Thaçi, nesër flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Më herët Insporti kishte publikuar edhe detaje rreth komemoracionit të Vokrrit.“Komemoracionin do ta organizojë Presidenca e Kosovës.

Detajet do të dihen gjatë ditës, mirëpo,do të jetë nën patronatin e Presidentit dhe besojmë që shpejt e njoftojmë opinionin”, deklaruan për Insportin në FFK.Insporti ka kontaktuar edhe zyrën e Presidentit, që e kanë konfirmuar lajmin, por detajet do ti bëjnë publike më vonë gjatë ditës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)