Arber Jashari, zyrtar në Gjykatën e Apelit ka kundërshtuar grevën në arsim, të nisur ditë më parë.
Jashari, i cili babain e ka mësimdhënës mohon se e pengon fakti për të kundërshtuar grevën, pavarësisht pakënaqësive që mund t’i ketë.
“Në rregull që po kërkojnë paga më të larta, ndoshta edhe i meritojnë, por a po e dinë këta njerëz ku po jetojmë ? A i shohin nxënësit e tyre të pa punë ? A ju vjen keq për ta ? Për një vend pune konkurrojnë 100 veta. Njerëz të lodhur, të dëshpëruar, më një krah dokumente por të pa punë. Nuk janë UFO, nuk janë të huaj, janë familjarët tanë, janë shokët tanë, ata që na i qajnë hallet për ditë. Dhe para se të kërkojmë nga shteti diçka për vete, lë të kërkoj dikush diçka për ta.
Nuk ka shumë kohë që kanë kalur festat e fundvitit. Disa nga ne morëm rrogat kah i 27-i (dhjetor) edhe iu turrem marketeve. Të ekzaltuar pas pijeve e pas mishrave, pak kush i pamë fytyrat e zbehta të punëtorëve të supermarketëve. 15 a 16 orë në këmbë gjatë ditës, për një pagë që është sa gjysma e asaj të mësuesit. Skllavërim modern .Poshtrin total. Njerëz të lënë plotësisht në mëshirë të fatit dhe bosave të tyre të pangopshëm. Këta nuk guxojnë të protestojnë, as të grevojnë. Mjafton të marrin frymë dhe të hanë bukë. Këta që janë vëllezërit, motrat, bijtë dhe bijat tona. Mos të harrojmë shumica më diploma. Prandaj, para se t’ua rritni rrogat të punësuarve në sektorin publik, aman le të bëjë dikush diçka për ta.
E prapë duhet mu kthy e me thanë se kjo kategori është shumë më mirë, se sa ata që punojnë tanë ditën në skele. Verës më fytyrë prej diellit e dimrit në temperatura minus. Pa kontrata, pa siguri në punë, pa mbrojtje. Fundin tragjik, të disa prej tyre e dimë tashmë. Dhe shteti ka bërë shumë pak për ta. Ky shtet që po i kërkohen miliona euro për paga në sektorin publik, është edhe i tyre”, ak thënë Jashari.
Ai ka thënë se problemi në vend nuk është me pagën në sektorin e arsimit, por problem në këtë shtet janë të pa punët dhe të punësuarit në sektorin privat.
“Nëse dikush duhet më protestu dhe më shprehë pakënaqësi në këtë vend, të parët janë ata. E krejt në fund ju dhe ne të tjerët. E di që e meritoni edhe më shumë, e di që një arsimtar të mirë, nuk ka para, as ar, as vlerë monetare qe e paguan. Por kjo është Kosova jonë. Në të tilla rrethana jetojmë. Mos u bani që nuk po i shihni”, ka thënë ai.
Më poshtë ju sjellim reagimin e tij të plotë pa ndërhyrje:
Unë i biri arsimtarit, kundërshtari i grevës
Në mos i pari, i dyti gjithë ma bënë “like”. Atë natë, as i pari, as i dyti, as i treti as hiq. Më gjasë ishte hera e parë që po ndodhte. Unë e kisha shkruar një status kundër grevës në arsim dhe babai im arsimtar, nuk po e pëlqente. Pak a shumë e pritshme.
Edhe kur shkova në shtëpi, mu duk që më shikoj pak si mrroltë. Çka ke shkru bre bir ashtu ?- më tha. Nënën tande fort e ka mërthy lemza( demek të kanë sha njerëzit). Nuk pata qef me hy në polemika. Zakonisht e urrejë t’i komentoj postimet live. E lamë më qaq. Pas nja dy- tre orësh e fshiva statusin. Më mirë thash rehat. Çka m’i nxjerr vetit punë. Ashtu kështu nuk ndreq send njeri.
Krejt javën u durova edhe pse kryet më vlojke me shkru diçka, por u përmbajta. Nuk rrej, u mundojsha m’i bind vetën se arsimtarët kanë të drejtë, edhe m’i qetësu shpirtin. Sa u mundofsha me ja lidhë kryet diqysh, më vishin do mendime që më trazojshin krejtë.
Në rregull që po kërkojnë paga më të larta, ndoshta edhe i meritojnë, por a po e dinë këta njerëz ku po jetojmë ? A i shohin nxënësit e tyre të pa punë ? A ju vjen keq për ta ? Për një vend pune konkurrojnë 100 veta. Njerëz të lodhur, të dëshpëruar, më një krah dokumente por të pa punë. Nuk janë UFO, nuk janë të huaj, janë familjarët tanë, janë shokët tanë, ata që na i qajnë hallet për ditë. Dhe para se të kërkojmë nga shteti diçka për vete, lë të kërkoj dikush diçka për ta.
Nuk ka shumë kohë që kanë kalur festat e fundvitit. Disa nga ne morëm rrogat kah i 27-i (dhjetor) edhe iu turrem marketeve. Të ekzaltuar pas pijeve e pas mishrave, pak kush i pamë fytyrat e zbehta të punëtorëve të supermarketëve. 15 a 16 orë në këmbë gjatë ditës, për një pagë që është sa gjysma e asaj të mësuesit. Skllavërim modern .Poshtrin total. Njerëz të lënë plotësisht në mëshirë të fatit dhe bosave të tyre të pangopshëm. Këta nuk guxojnë të protestojnë, as të grevojnë. Mjafton të marrin frymë dhe të hanë bukë. Këta që janë vëllezërit, motrat, bijtë dhe bijat tona. Mos të harrojmë shumica më diploma. Prandaj, para se t’ua rritni rrogat të punësuarve në sektorin publik, aman le të bëjë dikush diçka për ta.
E prapë duhet mu kthy e me thanë se kjo kategori është shumë më mirë, se sa ata që punojnë tanë ditën në skele. Verës më fytyrë prej diellit e dimrit në temperatura minus. Pa kontrata, pa siguri në punë, pa mbrojtje. Fundin tragjik, të disa prej tyre e dimë tashmë. Dhe shteti ka bërë shumë pak për ta. Ky shtet që po i kërkohen miliona euro për paga në sektorin publik, është edhe i tyre.
S’po du me shku ma gjatë, më shembuj të tillë. Ka plotë e përlotë. Mos t’i përmendi edhe ata që po ikin nga Kosova, edhe makiatot me te mira në botë të kamerierëve më diploma. Etj, etj. Nuk po flas as për cilësinë në arsim, as për pabarazinë e madhe në sektorin publik.
Por po du me të thanë ty babë edhe krejt kolegëve të tu arsimtarë, se problem në këtë shtet janë të pa punët dhe të punësuarit në sektorin privat. Nëse dikush duhet më protestu dhe më shprehë pakënaqësi në këtë vend, të parët janë ata. E krejt në fund ju dhe ne të tjerët.
E di që e meritoni edhe më shumë, e di që një arsimtar të mirë, nuk ka para, as ar, as vlerë monetare qe e paguan. Por kjo është Kosova jonë. Në të tilla rrethana jetojmë. Mos u bani që nuk po i shihni.
Prandaj ju, ne dhe të gjithë njerëzit e arsyeshëm duhet të hymë në greva, duhet të protestojmë,por jo për vete por për këto kategori. Sepse edhe ata janë Kosovë. Sepse edhe ata meritojnë një jetë më të mirë edhe më të dinjitetshme.
Për këto arsye unë nuk e përkrahi grevën tuaj dhe asnjë grevë tjetër në sektorin publik. Ndoshta është normale me qenë pak egoista, por ky egoizem të mos na kaloj në primitivizëm.
COMMENTS