Djali i Beckham harron Rita Orën, zbuloni kush është e dashura e re

Djali i Beckham harron Rita Orën, zbuloni kush është e dashura e re

Marina Vjollca shkëlqen në fustanin e zi Chanel (Foto)

Brooklyn Beckham, djali i çiftit Victoria – David është fotografuar duke shkëmbyer disa puthje e përqafime me të dashurën e re Hana Corss. Fotografi 19-vjeçar dukej shumë i lumtur teksa ecte në rrugët e Nju Jorkut me modelen 21-vjeçare.

Pasi i treguan të gjithëve se sa të dashuruar janë, ata u ulën në një restorant që gatuhet sushi për të ngrënë drekë. Lidhja e re e dashurisë së Brooklyn vjen pas historisë sekrete që pati me këngëtaren shqiptare, Rita Ora para dy vitesh.

Thuhet se Brooklyn i dha fund asaj romance pasi prindërit e tij nuk ishin aspak dakord, prandaj e dërguan me studime në Nju Jork sepse nuk donin të takohej me Ritën.

Arsyeja ishte se këngëtarja shqiptare me famë botërore njihet për lidhje dhe takime me disa yje roku. Madje pati dhe një histori me Dave Gardner, një mik i familjes Beckham që acaroi më shumë babanë David dhe e mbajti larg Ritës të birin.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)