Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunime me atë gjermane, ka pajisur me Licencën C, 24 trajnerë të futbollit. Kjo është hera e parë që federatat kosovare lëshon kësi licenca prej se është pranuar në FIFA dhe UEFA.
Të pranishëm në ndarjen e këtyre licencave krahas nënkryetarit të FFK-së, Agim Ademi, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, drejtorit teknik, Michael Nees dhe Sanije Krasniqit, menaxhere e Grassroots, ishin edhe zëvendëspresidenti i DFB-së, Ronny Zimmermann dhe përfaqësuesja e ambasadës gjermane, Clara Duske.
Në fund, të gjithë trajnerëve u janë ndarë certifikatat dhe ID e Licencës C të UEFA-s, derisa ndër të licencuarit është edhe djaloshi i cili premton shumë për të ardhmen nga Lipjani, Apollon Ajeti.
COMMENTS