Dobrajasit model se si jetohet për klubin

Dobrajasit model se si jetohet për klubin

Vuçiq për taksën: Po pres edhe 45 ditë!

Shkruan: Granit Duriqi

Futbolli është një lojë, e vërtetë, por po aq e vërtetë sa dhe fakti që për ata që e duan është shumë më tepër. Mjafton të shohësh entuziazmin e tifozëve dobrajas, teksa festojnë fitoren ndaj Vëllaznimit. Fytyrat e qeshura të banorëve të një lokaliteti, që mes njëmijë e një hallesh, gjejnë një motiv për të buzëqeshur, për një ditë mund të thonë se ne jemi më të mirët e kësaj lige.

Mjafton të shohësh tribunën perëndimore në ‘’Sami Kelmendi”, e mbushur plot e për plot ndaj Vëllaznimit, ku më shumë keqardhje për Vëllaznimin, për atë humbje të thellë, ndien për banorët e një fshati mes vështirësive të mëdha ekonomike, por që paguajnë biletën e shkojnë në stadium, sapo skuadra e tyre e zemrës ngroh në rezultate.
Dobraja është një fshat ku jeta nuk ofron shanset e kryeqytetit. Mundësia për një vend pune është shumë më e reduktuar, por aty ama, dinë të jetojnë me futbollin, mes halleve të përditshmërisë gjejnë kohën për të folur, qarë e qeshur me Arbërinë.

Tifozët e kësaj skuadre jetojnë për sukseset e klubit, mes sakrificave të një jete të vështirë, futbolli i’u ka dhënë një kënaqësi. Klubi i tyre i zemrës po bënë një kampionat të madh. Kampionat që as në endrrën më të bukur të jetes së tyre nuk kishin mundur ta imagjinonin. Arbëria nuk po e bënë krenar vetëm Dobrajën prej nga vjen, mirëpo sukseseve  të klubit dobrajas po i gëzohen tejmase dhe tifozët lipjanas, të cilët cdo ditë e më shumë  po i bashkohen kalvarit të madh të tifozërisë ’’ Stuhia e Kuqe’’.

Se jetohet me klubin dhe për klubin, dëshmon edhe rasti me tifozin.Sipas rrëfimit të tij, ai duke punuar si argat krahu, gjithë ditën e lume duke prashitur arat, në mbrëmje kishtë hyr në shitoren e fshatit për tu fresukar me një lëng.Ndërkoh i’a behin antarët e kryesisë që mbledhinin para për ta ndihmuar materialisht klubin, ai gjithë fitimin e ditës që kishte për bukën e gojës për familje, u’a dha atyre për ta ndihmuar klubin.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)