Dominim i futbollistëve shqiptarë në Zvicër, katër nga ta futen në formacionin e javës

Dominim i futbollistëve shqiptarë në Zvicër, katër nga ta futen në formacionin e javës

Alkool dhe 10 mijë femra, legjenda e keçit rrëfen jetën e tij

Java e 15-të në elitën e futbollit zviceran ka qenë mjaftë e suksesshme për futbollistët shqiptarë.

Gola, asistime e shumë paraqitje fantastike nga lojtarët shqiptarë në këtë javë në kampionatin zviceran.

Padyshim që më i miri shqiptar i javës në Zvicër është Hekuran Kryeziu me dy gola të shënuar.

Gola kanë shënuar edhe Bastian Toma, Pajtim Kasami, Benjamin Kololli e Nedim Bajrami, ndërsa në listën e asistuesve ishte Shkëlqim Demhasaj e Albian Ajeti.

Gazeta prestigjioze zviceran, Blick ka zgjedhur formacionin e javës së 15-të në futbollin zviceran.

Katër futbollistë shqiptarë kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës.

Në mbrojtje është Arlind Ajeti që shkëlqeu në fitoren e Grasshopperit ndaj St Gallen.

Mesfusha përbëhet nga Hekuran Kryeziu që realizoi dy gola në barazimin e Zurichut 3-3 te Xamax si dhe Bastien Toma që realizoi në fitoren 2-1 të Sionit.

Ndërkohë në sulm është Shkëlqim Demhasaj që ishte asistues për Luzernin në barazimin 1-1 ndaj Baselit.

Demhasaj zhvilloi një ndeshje të madhe, duke shënuar edhe një gol por që iu anulua nga gjyqtarët. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)