Dorëzohen banorët e Hades

Haradinaj thotë se premtimet për ndriçimin e vdekjes së Astrit Deharit do të kthehen në veprime konkrete

Ultimatumi i kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinaj, për banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit, që të nënshkruajnë kontratat e ofruara nga Qeveria e Kosovës për zhvendosje, ka dhënë efekt – 21 familjet e lagjes “Mirena” kanë arritur marrëveshje për shpronësim, shkruan sot Koha Ditore.

Këto familje kishin hezituar të vinin firmën pasi, sipas tyre, marrëveshja e arritur me kryeministrin Haradinaj ishte ndryshuar më pas nga aktorët e përfshirë në grupin punues për zhvendosje.

Faton Mirena, banor i kësaj lagjeje, ka bërë të ditur për gazetën se kanë arritur marrëveshje për shpronësim dhe se nëse KEK-u i përmbahet asaj marrëveshjeje, të hënën, Komisioni i shpronësimit do të dalë në terren për të bërë incizimin.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)