Dorëzohen Nënshkrimet për Kandidaturën e Albin Kurtit për Kryetar të VV

Dorëzohen Nënshkrimet për Kandidaturën e Albin Kurtit për Kryetar të VV

Kurti u kthehet poezive: Jua fal të më shani mua, por jo nëse shani VV’në e Kosovën

Albin Kurti ka zyrtarizuar kandidaurën për kryetar të Vetëvendosjes pasi dy deputetet e ngarkuara për mbledhjen e nënshkrimeve nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Albulena Haxhiu e Fitore Pacolli, i kanë dorëzuar sot nënshkrimet e kërkuara të Komisioni Zgjedhor i VV-së.

Këtë e ka konfirmuar sot vetë Fitore Pacolli.

Haxhiu e Pacolli janë ngarkuar për t’i mbedhë nënshkrimet meqë Albin Kurti gjendet në paraburgim për shkak të refuzimit për t’u përgjigjur në ftesat e njëpasnjëshme të gjykatës për të marrë pjesë në seancat ku është i akuzuar për hedhje tëgazit lotsjellës në seanca të Kuvendit të Kosovës.

Sipas Rregulloreve në fuqi, kandidatura për kryetar zyrtarizohet me dorëzimin e nënshkrimeve të 1/5 së anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

“Në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit e kanë dhënë nënshkrimin e tyre 3/5 e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm”, tha Pacolli.

“Ne e dimë që plot anëtarë të tjerë të Këshillit të Përgjithshëm do të kishin nënshkruar në mbështetje të kësaj kandidature, por vlerësuam se tani që është përmbushur dhe tejkaluar kriteri për nënshkrime, nuk ka më nevojë të mblidhen edhe nënshkrime të tjera dhe dorëzuam sot këto që tashmë ishin grumbulluar”, shtoi ajo.

Ajo tha se duke mos kërkuar nënshkrime nga secili anëtar, kampi i Kurtit ka menduar edhe për kandidatura tjera eventuale.

“Për më tepër, menduam gjithashtu të mbetet e hapur mundësia që dikush tjetër që planifikon të kandidojë duke grumbulluar nënshkrime nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të mund ta shfrytëzojë këtë alternativë”, tha Fitore Pacolli.

Zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje zhvillohen sipas parimit një anëtar – një votë.

“Me besimin e thellë te vlerat e demokracisë tonë të brendshme, bashkë është e mundshme”, tha Pacolli.

Mandati i Visar Ymerit në krye të partisë skadon muajin e ardhshëm.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)