“DORËZOHET” SELMANI

“DORËZOHET” SELMANI

Kelmendi shënon gol të ‘çmendur’ nga gjuajtja e lirë ndaj Kikës (VIDEO)

Trajneri i Vllaznisë së Pozheranit, Agron Selmani, ka thënë se skuadra e tij është përshëndetur nga Superliga, pasi humbja e sotme nga Vëllaznimi ka qenë vendimtare. “Në pjesën e parë luajtëm mirë, patëm raste, prezantim të niveluar, por pjesa e dytë u dominua nga Vëllaznimi. Ne i patëm momentet tona, por edhe bëmë gabime trashanike, andaj fati i Vllaznisë tani po dihet, u përshëndetëm nga Superliga dhe na mbetet të punojmë për të ardhmen. Kemi ekip që në të ardhmen me pak përforcime nuk do ta kishim problem për t’u kthyer”, ka thënë Selmani.Vllaznia aktualisht është e fundit me 14 pikë, tetë më pak se Flamurtari që renditet në pozitën e 10-të, që do të thotë se matematikisht ka mundësi që gjërat të ndryshojnë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)