Dortmundi ka qenë i pamëshirshëm ndaj Nurnbergut në ndeshjen e javës së pestë në Bundesligë.
7 me 0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net.
Larsen shënoi golin e parë në minutën e nëntë, më pas epërsinë e dyfishoi Reus në minutën e 32 që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, 2-0.
Në pjesën e dytë Dortmundi shënoi edhe pesë herë. Hakimi, Reus, Akanji, Sancho, e Delaney shënuan në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar, 7-0.
Në vendin e dytë Dortmundi ka 11 pikë, kurse Nurnbergu në vendin e 14 ka 5 pikë.
COMMENTS