Dr Egzona Bytyqi: Më votoni që të bëj më shumë për ju

Dr Egzona Bytyqi: Më votoni që të bëj më shumë për ju

Alarmante: 7 raste të reja me Koronavirus në Lipjan

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK, Dr Egzona Bytyqi u ka bërë thirrje qytetarëve që më 6 tetor ta votojnë PDK-në me numrin 112 dhe numrin 78 që mban Bytyqi.

Bytyqi përmes një shënimi në faqen e saj zyrtare ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë përkrahur deri sot, e po ashtu ka kërkuar votën për ta përkrahur, avansuar dhe fuqizuar rininë kosovare dhe për t’i shtyrë përpara proceset madhore në dobi të vendit tonë.

Shënimi i plotë i Dr.Egzona Bytyqit:

”Të dashur familjarë, shokë, simpatizantë dhe ju qytetarë të Lipjanit. Shumë shpejt kaluan 10 ditë fushatë, të cilat më mundësuan të njohë shumë njerëz të mirë, që ma begatuan shpirtin me dashurinë e tyre.

Unë nuk dua shumë pushtet për veten time, por dua të të më fuqizoni që të bëj më shumë për ju, për t’ju qëndruar përkrah të gjithëve dhe për të mos u bërë bisht situatave kur jemi të pafuqishëm, kur dikush ndihet i fyer që nuk merr të drejtën që i takon.

Unë nuk erdha nëpër tubime vetëm si numër. Dashuria është puna ime. Shtëpia e mikut është zemra, erdha nëpër tubime që të fitoj zemra.

Gjithashtu kam një mesazh për simpatizantë e partive të tjera, apo dhe atyre që ende nuk e kanë vendosur a do votoni a nuk do votoni, dua t’ua dërgojë mesazhin nga këtu. Ky është momenti për ta vënë Kosovën mbi bindjet politike, mbi partinë e zemrës, mbi zemërimin apo zhgënjimin e natyrshëm që keni ndaj politikës. Ky është një moment për të mos e humbur mundësinë e një bashkimi zemrash e mendjesh dhe me 6 tetor për herën e parë ti japim fuqi z.Kadri Veseli të qeverisë me Kosovën në rolin e kryeministrit.

Na priftë e mbara. Jam e bekuar për respektin dhe dashurinë që ma falët gjatë këtyre 10-të ditëve.

Dalshim faqebardhë, do të ju përfaqësojë denjësisht nëse më jepni mundësinë me 6 tetor.

Respekt për të gjithë.

E juaja Egzona”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)