Dr. Fitim Selimi zytarizon kandidaturën për të parin e PDK-së së Lipjanit

Dr. Fitim Selimi zytarizon kandidaturën për të parin e PDK-së së Lipjanit

Fitim Selimi e “merr” malin (FOTO)

I rikthyeri në shtëpinë që e nisi vetë ndërtimin e saj, Dr. Fitim Selimi ka shpallur sot kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan.

Image may contain: 1 person, indoor

Ai këtë e bëri publike në faqen e tij zyrtare, ndërsa derisa ka shpalosur synimet, Selimi i ka kërkuar nga ndërtuesit e PDK-së dhe kolegët e tij, ta mbështesin në këtë kandidaturë, transmeton Ulpianapress.

Shënimi i plotë i Dr.Fitim Selimit:

‘’Te nderuar miq,
Të nderuar anëtarë e simpatizues të Partisë Demokratike të Kosovës 
Të nderuar qytetarë të Lipjanit 
Zakonisht nuk parapëlqej spjegime për hapat e mi e të shokëve të mi bashkëveprimtarë, në çështjet njerëzore, profesionale e kombëtare, ngase për cilindo që është i interesuar, është e qartë çdo situatë, motivim e veprim kontribues në të mirë të zhvillimeve te ne. Rrallë krijohet ndonjë rrethane si kjo e tanishme, në organizimet tona politike e institucionale lokale e cila do të kërkonte njëherësh edhe përmbushje në aspektin sqarues për opinionin. 
Jam i bindur që si në aspektin e organizimeve politike, poashtu edhe në ato institucionale shteterore, zhvillimet te ne nuk kanë qenë aq të lakmueshme sa për të krijuar komoditet për cilindo aktivist e qytetar. Asnjë njeri që sadopak i ka dhënë dhe që frymon dhe sot me ecjen tonë, nuk ka përjetuar reahatinë ne veprim dhe as duke përcjellë zhvillimet te ne, e të mos ketë pasur nxitjen e arsyeshme të cilesdo forme të kundershtimit të rrjedhave jo të pëlqyeshme. Përsonalisht asnjehere nuk jam pajtuar me shmangëjet në ecje nga linja e percaktimeve të pastërta qe i kemi vënë vetes në periudha të ndryshme të organizimeve tona kombëtare. Kisha në vazhdimesi përpjekjen ta investoja veten në projekte që do të na bënin të ndiheshim dhe të ishim mirë dhe për këtë e në këtë qasje nuk do të nderroja asgje fare. Kam pasur dhe vazhdoj të kem bashkëmendimtarë që ndertimi i se ardhmes sonë mund të bëhet vetëm nëpërmjet angazhimit tonë të sinqertë e parimor. 
Nevoja për angazhimi te ne në organizma politik, nuk do të thot të merresh thjeshtë me politikë, por është thirrje për tu marrë me çështjet jetësore të këtij vendi, është thirrje për shpëtim të vlerave tona. 
Nuk ka mekanizëm i cilësdo natyre që do të veprojë e të pasqyrohej me shkelqimin e vet real si vlerë, pa trajtimin e përkujdesjen e dorës institucinale. E kjo dorë, kjo perkujdesje merr frymë, bekim e jetë apo edhe ngulfatet në varësi nga të kuptuarit drejtë të kësaj thirrjeje. 
Kosova si produkt i sakrificës nëpër shumë gjenerata, si krijesë e njomë dhe e lëndueshme, më shumë se kurrë, sot ka nevojë për mbeshtetje, për përfaqësim e mbrojtje të vlerës së saj. 
Për secilin që dashurine e vertetë ndaj vendit të vet, e përjeton njeheresh si obligim për përkujdesje, është thirrje për të ndertuar në themel, për tu bërë pjesë e politikës që krijon pushtetin me obligimin e shenjtë për ta bërë shtetin.
Mbyllja në kështjellat profesionale e profesionistëve është indiferencë që në rrethanën tonë më shumë është faj, ngase mosangazhimi i saj në pararojën e trajtimeve institucionale politike, krijon zbrastësirën që asnjëherë nuk mbetet e tillë, por mbushet shpejtë nga injoranca. Por, asnjëherë nuk mund të jetë më i fuqishëm e më veprues mendimi e veprimi destruktiv karshi atij të ndërgjegjshëm profesional. Forca e argumenti në avokimin e vlerës sonë, është mundësi së cilës asnje injorancë nuk mund ti rezistojë; ajo është fituese përherë. Profesionistet e të diturit e posedojnë këtë armë e vegël në duart e tyre ndertuese andaj nëse ata janë në misionin e tyre, përherë do të jenë fitues. 
Të kuptuarit drejtë i kësaj gjendjeje dhe thirrjeje më ka mbajtë të mbërthyer në këtë përkushtim edhe nga ndjenja për ta ruajtur të pacënuar dhe për ta përparuar thirrjen dhe misionin tim profesional. Kjo natyrisht asnjëherë nuk me ka sjellë dobi përsonale mua as edhe bashkëmendimtarëve të mi. Përkundrazi, kam përjetuar ndrydhje e privim edhe nga mundësitë me të cilat do të më pajiste cilado meritokraci. Në cilëndo rrethanë e të qenit pjesë e angazhimeve politike e institucionale në asnje rast nuk isha palë apo pjesë e çfardo mekanizmi që do të me devijonte nga përcaktimet e mia me bazament në të kaluarën e të sotmen e ndershme të familjes, shokëve dhe mësuesëve të mi.
Ne nuk kemi zgjedhje tjetrë përveq vazhdimit të marrjes së obligimeve dhe përgjegjësive ndaj popullit dhe vendit.
A duhet dhe a mund të lindet mbinjeriu i cili do të bënte ate që është brenda mundësive tona reale për të realizuar ate që të gjithë e duam!?
Jo s ka nevojë fare! 
Njerezit e realitetit tonë, para së gjithash të shkolluarit, të diturit, të rinj dhe intelektualë me gatishmërinë e tyre për te marrë pak rol, do të bëjnë që rrjedhat në shoqërinë tonë të ndryshohen, përmbajtja dhe veprimi ynë ti rikthehen esencës së asaj që duam ne për veten tonë. 
A të eksperimetojmë pakufi duke kërkuar qelës ne krijimin e shoqërive të reja politike në të cilat do të reciklohet mentaliteti ynë? 
Jo s ka nevojë fare!
Organizimet tona politike në përbërjen e tyre kanë njerezit me ndërtim të përafërt psikologjik, sociokulturor, emocional e professional. Njeriut tonë i duhet shkolla politike dhe expertiza profesionale e cila do të ofronte zgjidhje për te gjitha problemet që shoqërinë tonë e preokupojnë. 
Shumica e subjekteve nuk ka zhvilluar fare, apo kanë zhvilluar shkollë të gabuar politike gjë që në të shumtën e rasteve kanë mbetë qëllimisht peng i lidereve të tyre pa vizion, duke mos ju bërë ballë kërkesave të kohës dhe realiteteve të reja të krijuara. 
Për të krijuar shkollë në funksion të ecjes së shoqërisë domosdoshmërisht duhet evituar mburojën liderit joproduktiv, pas së cilit mbeten peng dhe mëshehen grupime të caktuara të shoqërisë që nga nivelet lokale deri në ato qëndrore. Në këtë formë krijohet identiteti i cili poqëse do të kete atraktivitet, do të këtë pasuesit dhe ndertuesit e vetë të cilët do të shmangen nga mendësia frenuese e vlerës, apo ajo afirmuese e jovlerës. 
Gjasën, materjen, bazamentin dhe guximin për të synuar një zhvillim të tillë aktualisht e ka vetëm Partia Demokratike e Kosovës. Pikërisht në kuader të saj veprojnë një numër i madh i aktivistëve kombëtar të zotë për të bërë ecje dhe zhvillim të tillë. Njerezit që ndertojnë strukturen e PDK-së janë ata që në të gjitha periudhat e angazhimeve për liri , patën forcën dhe gatishmërinë ti lëvizin proceset , nëpërmjet ndërmarrjeve të jashtëzakonshme deri te ajo më e rëndësishmja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Lufta për çlirim definitiv nga akupimi serb. 
Prijësi që ka marrë obligimin për ta bërë e ribërë PDK- në duke e ruajtur atë në esencën burimore të saj, një ushtar i guximshëm e një krijues e ndertues i përkushtuar i lirisë dhe vendit, udheheqësi i saj Kadri Veseli, me angazhimin e tij reformues meriton përkrahjen për realizimin e këtij projekti.
Unë nga cilësia e njerit nga themeluesit të PDK-së në nivelin e saj qëndror dhe themelues i degës së saj ne Lipjan, e kam gatishmërinë ti qasem këtij angazhimi dhe bashkë me njerëzit e rinj e të shkolluar të komunes sonë ta rikthejmë dhe fuqishëm ta theksojmë dëshminë për të mundshmën. Të argumentojmë me punën tonë që është e mundur të punohet drejtë dhe me qasje të barabartë ndaj çdo qytetari të këtij vendi.
Unë këtë mund ta bëjë me përkrahjen tuaj, të nderuar përkrahës dhe ndertues të PDK-së , dhe qytetarë të Lipjanit, nëpërmjet mbështetjes tuaj në marrjen e obligimit e përgjegjësisë prej udheheqësi të Partisë Demokratike në kuadër të organizimit të saj në komunën tonë.
Jam i sigurtë që kështu do të rikthejmë besimin e luhatur të qytetarëve te njeriu ynë dhe shpresën e venitur për një të ardhme çfarë e duam të gjithë. 
Me ne i fuqishëm do të mbetet motivi për punë e jetë në Kosovë e në Lipjan!
Me shumë dashuri e sinqeritet !
Fitim Selimi’’.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)