Gjatë 28 vjetëve dr. Sebi me sukses ka shëruar sëmundjet të cilat mjekësia perëndimore i konsideron të pashërueshme.
Me emrin e vërtetë Alfredo Bowman, dr. Sebi është mjek autodidakt dhe mjek popullor, i cili me metoda natyrale u ka ndihmuar personave të sëmurë rëndë.
I ka shëruar shumë njerëz nga AIDS-i, lupusi, epilepsia, diabeti, çrregullimi bipolar, forma të ndryshme të kancerit, varësitë nga drogat dhe sëmundje të tjera.
Gjithashtu ka pasur guximin të dalë para gjyqit dhe para Shoqatës Amerikane të Mjekëve për ta mbrojtur veten, punën e vet dhe metodat e veta të shërimit, të cilat i kanë ndihmuar një numri të madh njerëzish.
Në të vërtetë, në vitin 1988 ishte burgosur për shkak të publikimit “të rremë” dhe shërimit pa licencë. Në gjyq në favor të tij kanë dëshmuar 77 persona, ndërsa pasi që është konstatuar që ata persona vërtet janë shëruar, Dr. Sebi është liruar nga të gjitha akuzat.
Michael Jackson, Eddie Murphy dhe John Travolta janë vetëm disa nga personat e famshëm, të cilët Dr. Sebi i ka shëruar nga sëmundjet kronike dhe problemet e tjera shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Amidoni dhe produktet shtazore – armiq të organizmit tuaj
Mjekësia perëndimore shkaktarët e sëmundjeve i gjen në viruse, baktere dhe në mikroorganizma të tjerë. Për dallim nga ajo, Dr. Sebi konsideron që shkaktari themelor i shfaqjes së çrregullimeve të ndryshme dhe sëmundjeve – sekrecioni i mukozës, përkatësisht teprica e saj në trup.
Sipas interpretimit të tij, sëmundja në të vërtetë është rezultat i akumulimit të kësaj toksine, e cila grumbullohet në trup dhe trupi nuk e nxjerr jashtë.
Shkaktari Pasoja:
teprica e sekrecionit të mukozës në bronke – bronkiti
teprica e sekrecionit të mukozës në mushkëri – inflamacion i mushkërive
teprica e sekrecionit të mukozës në bebëzën e syrit – verbimi
teprica e sekrecionit të mukozës përreth gjëndrave tiroide – tumor i gjëndrës tiroide
teprica e sekrecionit në nyja – artriti
Dr. Sebi ka konsideruar që problemi i madh i shoqërisë bashkëkohore është ushqimi i bazuar në amidon dhe në produkte shtazore, të cilat e thartojnë organizmin.
Në organizëm të thartë krijohet sekrecion toksik i mukozës. Ajo ngadalëson edhe mbyll sistemin e trupit, ndërkaq kjo shkakton inflamacion. Dr. Sebi kështu ka konstatuar që sëmundja mund të zhvillohet vetëm në organizëm me thartirën e vlerës pH.
Nëse gjendja e organizmit është alkale, nuk ka procese inflamatore edhe personi është i shëndetshëm dhe vital. Prandaj, hapi i parë i cili çon drejt shëndetit është dieta me artikuj ushqimorë alkalikë, mirëpo Dr. Sebi në punët e veta këshillon edhe një hap tutje, a ai është agjërimi.
Në mënyrën e shërimit të Dr. Sebit, agjërimi kombinohet me bimë natyrore, të cilat ai i quan cell food apo ushqim qelizor. Ato bimë ushqejnë qelizat në nivelin më të thellë, i pastron nga toksina dhe i furnizon me mineralet më të nevojshme.
Dr. Sebi ka praktikuar terapinë bio-minerale të detoksikimit me të cilën nga organizmi eliminon grumbullimin e toksinës së shtresuar.
Njëkohësisht kjo terapi ripërtërin qelizat dhe indet të cilat janë të dëmtuara për shkak të gjendjes së thartë afatgjatë të organizmit.
Artikujt alkalikë, sipas rekomandimit të Dr. Sebit
Perimet: lakra e gjelbër, trangujt, sallatat (të gjitha, përveç sallatës asjberg), kërpudhat (të gjitha, përveç shiitake), ullinjtë, hudhra, bamjet, algat e detit, burdullaku (Purslane), kunguli, domatja qershi, tomatillo (domate meksikane), lakërishta, purqaku (Lepidium sativum), kungullesha
Pemët: avokado, mollat, bananet, frutat e malit, vishnjet, hurmat, fiku, rrushi (me fara), limeta, mango, shalqiri, portokalli, papaja, pjeshkat, dardhat, kumbullat, hurma indiane (tamarind)
Çajet: glikanxo, kamomili, shtogu, kopra, xhenxhefili
Drithërat: amaranth, quinoa, orizi i zi, fonio, kamut
Kur është fjala për erëzat, Dr.Sebi rekomandon borzilokun, majdanozin, rigonin, moraçën, sherbelën, piperin kajen, koriandrën.
Nga kripërat rekomandon kripën e pastër të detit apo kripën e Himalajës, ndërkaq nga ëmbëltuesit – shurupin e agavës dhe sheqerin e hurmës.
Vajrat më të shëndetshme janë, sipas mendimit të tij, vajrat e kokosit, ullirit, të lirit, vaji i farërave, rrushit, vaji i susamit dhe i kungullit.
Dr. Sebi ka edhe disa këshilla, në dukje të zakonshme por shumë të rëndësishme, për ruajtjen e shëndetit
▪ Të gjithë artikujt e përmendur më mirë është t’i hani të freskëta.
▪ Konsumoni ushqim organik, sepse ushqimi konvencional shpesh është plot helm.
▪ Për ta shpëlarë dhe eliminuar toksinën, pini shumë ujë të pastruar dhe të filtruar.
▪ Kurrë mos e përdorni mikrovalën!
Dr. Sebi i ka ndihmuar njerëzimit gjithnjë deri para disa ditësh. Pos në Los Angeles, ka vepruar edhe në kuadër të USHA Research Institute and Healing Villagea në Honduras, vatër tropikale me vegjetacion të egër dhe me banja shëruese squfurore termale.
Ka vdekur pikërisht në Honduras, më 6 gusht 2016 nga komplikimet shëndetësore, të cilat i janë shfaqur kur pushteti i atjeshëm e ka burgosur për shkak të posedimit të një sasie të vogël të parave në dorë.
Derisa hollësitë mbi vdekjen e këtij bamirësi, i cili jetën ia ka kushtuar të tjerëve, ende nuk janë të njohura, e gjithë bota nëpërmjet rrjeteve shoqërore shfaq pikëllimin.
COMMENTS