Drama në politikën kosovare, liderët e koalicionit shkojnë te Thaçi

Drama në politikën kosovare, liderët e koalicionit shkojnë te Thaçi

Deputeti Rrustemi: Si është e mundur që të dalin emra të dhunuesve e viktimave, por askush nuk nxori asnjë emër prokurori e gjyqtari?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderët e koalicionit qeveritar janë mbledhur sërish në Presidencë.

Burime te Indeksonline mësojnë se liderët e partive në pushtet janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit bashkë dhe duke shkruar drejt zyrës së presidentit Thaçi.

Kujtojmë që në mëngjes në ndërtesën e Kuvendit janë takuar liderët e partive në pushtet pas takimit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj e kryeparlamentarin Veseli.

Këto takime vijnë pas qëndrimeve të ndryshme që kanë liderët për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës./Indeksonline/

COMMENTS