DREJTORI I POLICISË, QALAJ: POLICËT NUK DO TË RRINË NË KAFE DHE NUK DO TË SHKOJNË NË KISHA E XHAMIA

DREJTORI I POLICISË, QALAJ: POLICËT NUK DO TË RRINË NË KAFE DHE NUK DO TË SHKOJNË NË KISHA E XHAMIA

Cili është dallimi mes dy flamujve Katalonas? Në protesta në Spanjë kanë valëvitur “La Senyera” dhe “La Estelada” (Foto)

Drejtori i ri i Policisë, Reshat Qalaj, ka thënë se ai do të vendos disiplinë në Policinë e Kosovës, teksa ka thënë se gjatë orarit të punës policët nuk do të qëndrojnë nëpër kafiteri.

“Dua të mbahem mend për diciplinen që do ta sjellë në Policinë e Kosovës. Asnjë poli të mos qëndroj në kafiterisë”, ka thënë Qalaj në emisionin Frontal të T7.

Ai thotë se gjatë orarit të punës një polic mund të shihet në kafiteri vetëm pasi të marrë leje paraprake, nëse ai ka ndonjë takim pune që duhet ta zhvillojë në ndonjë nga kafiteritë.

Po ashtu, Qalaj ka thënë se problem tjetër është shkuarja e policëve në kisha e xhamia.

Ai thotë se nuk ka rregull që e ndalon shkuarjen në objekte fetare për lutje gjatë orarit të punës, megjithatë kjo sipas Qalajt nuk është e dëshirushme, pasi nuk mund të jenë plotësisht në krye të detyrës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)