Drejtori i shkollës ‘’Isamil Luma’’ në Lipjan i uron nxënësit për fillimin e shkollës

Drejtori i shkollës ‘’Isamil Luma’’ në Lipjan i uron nxënësit për fillimin e shkollës

Nisma e Lipjanit gjithnjë e më atraktive për rininë (Foto)
    Drejtori i shkollës ‘’Ismail Luma’’ në Lipjan, Driton Sadiku i ka uruar nxënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkolllor 2018/2019.

    Në postimin e tij në facebook Sadiku ka shkruar se shkolla ‘’Ismail Luma’’ ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim sa më të mbarë duke patur edhe mbështetjen e stafit të mësimdhënësve, psikologes së shkollës dhe logopedes së parë dhe të vetmen në komunën e Lipjanit.

    ‘’Të dashur nxënës dhe mësues!
    Të nderuar prindër!
    Të hënen fillon viti i ri shkollor.
    Në këtë fillimviti shkollor, unë së bashku me stafin e shkollës, ju përshëndes dhe ju përcjell urimet më të ngrohta.
    Fillimisht dua ti drejtohem fëmijëve që nisin për herë të parë jetën shkollore, sikurse mësuesve të klasave të para që do të përkujdesen për këta filiza të rinj, me të gjithë përgjegjësinë e mësuesit dhe prindit, për të siguruar që këta fëmijë të bëhen e ardhmja e denjë për këtë vend. Uroj prindërit gjithashtu, të cilët do të duhet të jenë mbështetja kryesore, që fëmijët tanë të dashur të ndjehen të qetë, të sigurt dhe plot besim në rrugën e gjatë të dijes.
    Shkolla jonë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim sa më të mbarë duke patur edhe mbështetjen e stafit të mësimdhënësve, psikologes së shkollës dhe logopedes së parë dhe të vetmen në komunën tonë në kuadër të shkollës sonë.
    Andaj urime viti i ri shkollor!
    Driton Sadiku, drejtor i shfmu “Ismail Luma” Lipjan’’./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)