Skuadra e Gjilanit, Drita, ka bërë historinë në futbollin e Kosovës duke fituar kështu për herë të parë Superkupën e Kosovës ndaj Prishtinës në stadiumin e rinovuar të kryeqytetit, “Fadil Vokrri”.
Pas avancimit të Prishtinës në pjesën e parë me rezultat 0-1, Drita u kthye në pjesën e dytë duke shënuar dy herë duke përmbysur kështu rezultatin në 2-1.
Drita kalon në epërsi ndaj Prishtinës
Kampionia e Kosovës, Drita, ndonëse nuk e pati iniciativën në fushë, arriti të sigurojë fitore në këtë ndeshje të cilën Prishtina e dominoi me raste, por që nuk arritën të konkretizonin në shumë prej tyre.
COMMENTS