Dua Lipa çmend Parisin (FOTO)

Dua Lipa çmend Parisin (FOTO)

“R.I.P Fero”: Dalin pamjet e rënda, shokët rrethojnë arkivolin

Mahnit publikun me performancë Artistja më e suksesshme në Britani, Dua Lipa nuk ka të ndalur. Përveç sukseseve të saj me projekte, ajo po bën bujë edhe në koncerte.

Ylli me famë botërore ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në “Instagram”, nga një koncert në Paris, ku ajo ka performuar para një audience tejet të madhe.

Lipa ndjehet tejet e emocionuar për këtë koncert dhe duket se ka kaluar momente të paharruara në Paris. “Çfarë grumbulli njerëzish!! Ju e bëtë këtë njerëz! Momente të paharruara”, ka shkruar Dua Lipa në mbishkrimin e fotografive.

Dua projektin e saj të fundit e ka publikuar në muajin maj, kënga “One Kiss”, bashkëpunim me Calvin Harris, që ka arritur deri tash mbi 234 milionë klikime.

Ndër tjerash, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, do të marrë pjesë në festivalin “Sunny Hill”, që do të mbahet më datë 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Nata e parë e festivalit i dedikohet muzikës pop dhe performuese kryesore është Dua Lipa. Edicioni i parë i Sunny Hill Festival do të vijë me artistë të shumtë, në mesin e të cilëve janë edhe Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Kidda, ODA, Jericho, Gamblemania, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Shpat Deda, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra, Gon & Sonik, Rrrron dhe Ylli Megi. Ky festival ka karakter humanitar, sepse 25 për qind e të hyrave neto që mbesin nga festivali do t’i dhurohen organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)