Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka pësuar një aksident.
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka pësuar një aksident trafiku.
Këtë e bëri të ditur babai i Duas, Dukagjini i cili ndau një postim në Twitter me ç’rast tregon fjalët e Lipës.
“Babi, sapo e aksidentova veturën”, ka shkruar Lipa në Twitter ku ka vendosur edhe ikona duke qeshur.
Siç shihet asgjë nuk është serioze dhe Dua nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Nga ana tjetër ajo po vazhdon të shijojë sukseset e projekteve të fundit e po ashtu edhe të koncerteve.
COMMENTS