A.D, është mbajtur një muaj në izolim në Burgun e Lipjanit, për shkak të dyshimit se ishte e prekur me HIV. Për këtë dyshim stafi nuk kishte asnjë analizë. Pas insistimit të A.D që t’i bëhet testi, konstatohet se nuk është e prekur nga sëmundje dhe dërgohet në qeli me të burgosurat tjera.
Me kaq nuk përfundon, me t’u kthyer ne qeli me gratë e tjera 40 vjeçarja pretendon se maltretohet e dhunohet fizikisht e psiqikisht edhe nga gardianet e këtij burgu M.A, S.K, D. M (komunitetit serb) si dhe mbikëqyrësja N.
Në veçanti, ajo përmend rastin me gardianen me inicialet S.K, se si e dhunonte me fjalë dhe më pas i shtynte të tjerët t’a sulmonin.
Sjelljet e oficereve ndaj të burgosurave përmirësohen vetëm me raste të caktuara. Si në rastin konkret që përmend A.D
Nga rrahjet që i janë bërë brenda burgut, A.D është detyruar të vendos protezë në këmbën e djathtë. Ndërhyrja është kryer 10 nëntor të këtij viti. Ajo tregon se si u konstatua se ka nevojë për një ndërhyrje të tillë.
Brenda burgut, ajo tentoi edhe t’a vrasë vetën, krejt kjo për shkak të presonit që po i bëhej. Më parë ajo ka qenë e martuar, dhe nga kjo martesë ka edhe një vajzë, 7 vjeçare.
Se ka maltretime brenda burgut të grave në Lipjan ka pohuar edhe ish e burgosura tjetër M.S – e cila ka vuajtur dënimin për 3 vjet e 3 muaj.
Por, si u njoftuan M.S e A.D me njëra- tjetrën?
Insajderi në lidhje me rastin ka folur edhe me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).
Se shteti i Kosovës me rastin e A.D, ka dështuar në sigurimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit, e thotë edhe deputetja, Donika Kadaj-Bujupi, duke se shtuar se asaj i duhej trajtim i veçantë. Ajo ka rastisur që të jetë në të njëjtën qendër të paraburgimit me A.D në vitin 2015 – kohën kur po akuzohej për gjuajtje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Për rastin janë deklaruar edhe nga Shërbimin korrektues i Kosovës.
COMMENTS