Isa e Shemsedin Abazi nga Livoçi i Gjilanit, ishin dy nga viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi dje Shqipërinë.
Tifo grupet ‘’Stuhia e Kuqe’’ nga Dobraja dhe ‘’Ultras Tigrat’’ nga Lipjani kanë mledhur mjete financiare për këtë familje, njofton Ulpianapress.
Këto tifo grupe kanë tubuar mbi 900€ vetëm dje për fëmijët e familjes Abazi.
Paratë e tubuara i janë dorëzuar familjes Abazi nga Gjilani nga përfaqësuesit e këtyre dy tifo grupeve./Ulpianapress/
COMMENTS