Dy vetëvrasje për një javë në Gjilan

Dy vetëvrasje për një javë në Gjilan

Albin Kurti thotë se ideja për shkëmbim territoresh vjen nga Serbia dhe Rusia

Për më pak se një javë, dy persona kanë kryer vetëvrasje në qytetin e Gjilanit.
Të hënën e javës që po lëmë pas një polic i kishte dhënë fund jetës në një kafiteri të këtij qyteti. Bëhej fjalë për një polic kufitar, i cili ishte i shoqëruar nga disa persona në kafene.

Detajet tjera për këtë vetëvrasje ende nuk dihen. Ndërkohë, sot pikërisht në Gjilan është kryer edhe një vetëvrasje.

Xhylie Hajdari, kryeinfermiere e Shërbimeve Emergjente Spitalin e Gjilanit, është gjetur e vdekur në orët e para të mëngjesit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashni bëri të ditur se dyshohet për vetëvrasje.

E ndjera ishte edhe sekretare e gruas së AAK-së në Gjilan, kurse në vitin 2013 kishte kandiduar për asamble.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)