Dy vite më parë ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kishte nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Marrëveshja gjithashtu ishte nënshkruar edhe nga ish-ministri i integrimit, Bekim Çollaku dhe nga komisionari i BE-së, Johannes Hahn.
Nënshkrimi i këtij dokumenti pati shënuar edhe vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale midis Kosovës dhe BE-së.
Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.
Kosova dhe Komisioni Evropian kanë vënë inicialet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit qysh në korrik të vitit 2014.
Mustafa aso kohe e kishte cilësuar këtë marrëveshje si historike për Kosovën.
Procesi i nënshkrimit të MSA-së kishte filluar atëherë kur Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, kishte miratuar propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave.
Ndryshe, negociatat kishin filluar më 28 tetor 2013. /Lajmi.net/
COMMENTS