Dy zyrtarë të Serbisë nesër me leje vizitojnë Kosovën

Dy zyrtarë të Serbisë nesër me leje vizitojnë Kosovën

Sa po i përkrahë Komuna e Lipjanit fëmijët me nevoja të veqanta

I ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq dhe sekretari i Presidencës së Serbisë Nikolla Selakoviq nesër do të qëndrojnë për një vizitë në Kosovë.

KosovaPress mëson se dy zyrtarët serbë do të qëndrojnë në veriun e Mitrovicës për të marr pjesë në një aktivitet që mbahet në këto anë.

Për të qëndruar në Kosovë dy zyrtarëve nga Serbia iu është lëshuar leje nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Zëvendësministrja e Jashtme Rejhan Vuniqi konfirmoi për KosovaPress dhënien e lejes për të hyrë në Kosovë për dy zyrtarët serbë.

“Po iu kemi dhënë leje. Kërkesa nga pala serbe është bërë sipas rregullave dhe procedurave që kërkohen nga ne dhe ata janë të lejuar të hyjnë në Kosovë nesër”, ka thënë zëvendësministrja Vuniqi.

Herën e fundit që Gjuriq qëndroi në Kosovë ishte më 8 prill ku mori pjesë në Krishtlindjet Ortodokse, ndërsa para kësaj(26 mars) ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që kishte hyrë pa leje në Kosovë.
KOHA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)