DYSHJA MË E DOBËT E SULMIT NË HISTORINË E REAL MADRIDIT

DYSHJA MË E DOBËT E SULMIT NË HISTORINË E REAL MADRIDIT

Belgjika merr një vendim për Januzajn

Cristiano Ronaldo e Karim Benzema, janë dyshja më e dobët në Evropë këtë edicion në vijën e sulmit, dhe më e dobëta në historinë e Real Madridit.

Sulmi i Real Madridit njihet si i frikshëm për adhuruesit e futbollit, por, dyshja Ronaldo e Benzema, kanë shënuar vetëm nga një gol deri tani në La Liga.

Kështu, ata janë një prej dysheve më të dobëta të sulmit në Evropë këtë edicion.

Nga 98 klubet në La Liga, Premierligë, Ligue 1, Bundesligë dhe Serie A, vetëm sulmuesit e Beneventos, të cilët renditen të fundit në ligën italiane, kanë rekord më të dobët.

Ajo çfarë e bën befasuese këtë formë aktuale të tyre, është se sezonin e kaluar shënuan 12 gola së bashku – 8 Ronaldo, dhe katër francezi.

Krahasuar me Ronaldon e Benzeman, dyshja e PSG, Cavani e Neymar, së bashku kanë shënuar 22 gola, derisa Messi e Suarez kanë realizuar 17 gola.

Asnjëherë në historinë e Realit nuk ka ndodhur që një dyshe sulmuese të realizojë vetëm dy herë, në 12 ndeshje të La Ligas. /Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)