Larg jetës së spektakleve dhe ekranit, vajza e ish deputetes Majlinda Bregu është sërish një nga më të lakuarat.
Së fundmi ajo u vu përballë ‘akuzave’ se ka bërë ndërhyrje estetike.
Ka qenë fillimisht faqja “Vipat e Bllokut” që ka shkruar për këtë gjë, e më pas lajmi ka bërë xhiron e rrjeteve.
Por, vetëm sot, Kejda ka vendosur t’u mbyll gojën të gjithëve me këtë përgjigje, të cilën e ka bërë publike në instastory. Ajo shkruan: “Nuk e kuptoj pse duhet të shoh emrin tim në tituj portalesh për të tilla lajme që nuk i hyjnë askujt në xhep, por në një farë mënyre e kuptoj injorancën dhe dëshirën e ca shqiptarëve palaço për të komentuar dhe nxjerr mllef për këdo. Pavarësisht se mendoj se ky popull ka halle më të mëdha se të zgjidhin a i kam fryrë unë buzët apo a e kam zvogëluar hundën…Faqes në fjalë “Vipat e bllokut” dhe portaleve që merren me të tilla lajme i them se unë nuk e konsideroj veten VIP, dhe s’kam bërë asgjë për të qenë e tillë. Nuk merrem me muzikë, televizion dhe s’jam në konkurs për t’i zënë vendin asnjërës, as për pamje, as për punë. Më vjen mirë që asnjëherë s’pranova të jem pjesë e sipërfaqësores ku ju jetoni! Tung!”
COMMENTS