E dhimbshme: Nusja vdes ditën e dasmës, derisa po i hidhte lulet

E dhimbshme: Nusja vdes ditën e dasmës, derisa po i hidhte lulet

Rrëshqet dheu nga shirat e rrëmbyeshëm, shembet tempulli budist – kalimtari filmon gjithçka (Video)

Po jetonte ditën më të bukur të jetës së saj, atë të martesës, kur pak minuta pas celebrimit, jeta e saj u ndërpre në mes.

Është kjo ajo që i ndodhi një nuseje të re me emrin Celeste Biguè, e cila gjeti vdekjen si pasojë e një arresti kardiak teksa po hidhte buqetën e luleve.

Ngjarja e rëndë u shënua në Amadora, gjatë javës që lamë pas, jo shumë larg Lisbonës, në Portugali.

Martesa mes saj dhe bashkëshortit Rui po ecte normalisht, mes njerëzve më të dashur, kur ndodhi tragjedia, krejt papritur.

Nusja teksa po hidhte buqetën e luleve, ra përtokë pa ndjenja. Për të nuk kishte më ç’të bëhej, ajo u deklarua e vdekur, si pasojë e arrestit kardiak.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)