E dhimshme: Kur vëllau përkujton vëllaun në përvjetorin e amshimit!

E dhimshme: Kur vëllau përkujton vëllaun në përvjetorin e amshimit!

Shëndetësia kosovare hynë në grevë 24 orëshe

Vdekjet janë të dhimbshme, të ftohta…Vdekjet e hershme janë të rënda, tepër të rënd.

Familja Rizani gjithë mallin, dhembjen, pikëllimin, mallëngjimin e kujtimin e paharruar për djalin, vëllaun e tyre Beharin e ka shndërruar në forcë për vazhduar tutje me barrierat jetësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani shkruan disa rreshta prekëse për vëllain kur thotë se “Ti nuk je fizikisht por je me neve në çdo frymarrje”.

“Sot u bënë 3 vjet që nuk je më në këtë botë të padrejtë dhe më duket se ke ikur mbrëmë. Muaji janar gjithmonë po e shton të ftohtit tek ne. Arrijmë t’i ngrohim zemrat tona me kujtimet e mira për ty vëlla i dashur. Cilin kujtim për ty ta rëndis të parin e cilin të fundit në këtë vaje? Nuk e di, sepse janë aq shumë sa që nuk ka laps që u del në skaj… Edhe pse e di se nuk je më në këtë botë, megjithatë sytë e mi, krejt trupi, të kërkojnë në shtëpi, në oborr dhe gjithandej. Qenka shumë e vështirë të shkruash një kujtim për ty vëllau im Behar. Çdo fjalë që e shkruajë është dhimbje dhe lot. Koha po ecën e malli për ty po rritet çdo ditë e më shumë. Ti nuk je fizikisht por je me neve në çdo frymarrje. Mungesa jote është zbrazëti që nuk harrohet kurrë, ndërsa kujtimet për ty janë pjesë e jetës sime. Gjithmonë do të krenohemi që të patëm”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)