E dhimshme: Kur vëllau përkujton vëllaun në përvjetorin e amshimit!

E dhimshme: Kur vëllau përkujton vëllaun në përvjetorin e amshimit!

Rizani: Lufta e drejtë çlirimtare e UÇK-së dhe kontributi i juaj na mbanë krenarë të gjithëve!

Vdekjet janë të dhimbshme, të ftohta…Vdekjet e hershme janë të rënda, tepër të rënd.

Familja Rizani gjithë mallin, dhembjen, pikëllimin, mallëngjimin e kujtimin e paharruar për djalin, vëllaun e tyre Beharin e ka shndërruar në forcë për vazhduar tutje me barrierat jetësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani shkruan disa rreshta prekëse për vëllain ku thotë se mungesa jote është zbrazëti që nuk harrohet kurrë.

Shënimi i plotë:

Vështirë të shkruash kujtim për ty vëllau im Behar

Sot, u bën 5 vjet vëlla kur t’i ike nga kjo botë, dhe çdo fjalë që e shkruajë është dhimbje dhe lot.
Pa buzëqeshjen, pa fjalët dhe ngrohtësinë tënde qe veç t’i dinte të na dhurosh, ishim me fat që të patëm, por të pikëlluar përgjithmonë.

Mungesa jote është zbrazëti që nuk harrohet kurrë.

Kujtimet për ty janë pjesë e jetës sime, Behar💔

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)