Lionel Messi këtë të premte mori një lajm të keq nga Drejtësia.
Ylli i Barcelonës dhe babai i tij janë akuzuar për shpërlarje parash në fondacionin e krijuar nga vetë Messi, transmeton Express.
Ka pasur investigime për të gjitha paratë e dhuruar në fondacion në shtetin e Argjentinës
Përveç babait dhe Lionel Messit, po ashtu të gjithë personat e tjerë që kanë punuar dhe menaxhuar me fondet e dhuruar në fondacion janë akuzuar.
Ky lajm është publikuar sot nga mediat lokale argjentinase Clarin dhe La Nacion.
COMMENTS