E konfirmon edhe Kadri Veseli, Fitim Selimi kalon në PDK

E konfirmon edhe Kadri Veseli, Fitim Selimi kalon në PDK

Kryetari Rizani ekspert i futbollit (Foto)

Lajmi i Ulpianapress-it, se Fitim Selimi do të kalojë në PDK, vetëm pak kohë pasi ai kishte dhënë dorëheqje nga AAK, doli të jetë i saktë.

Bashkangjitjen e Selimit në PDK, e ka konfirmuar edhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në mbledhjen e sontme, që i pari i PDK-së e pati me kryesinë e degës së Lipjanit.

Zyrtarizimi i Selimit, si pjesë e PDK-se, pritet të ndodhe nesër ose pasnesër, në faqen zyrtare të kësaj partie.

Kështu i tha gazetës, një burim i saj, i cili ishte pjesëmarës në këtë mbledhje.

Burimi i gazetës më tutje ka shtuar se edhe dy kuvendarët, nga tre sa ka AAK-ja në Kuvendin e Lipjanit, do t’i bashkangjiten pjesës tjetër të PDK-së./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)