Portieri anglez i Fleetwood Town, Chris Neal, do të ketë pica falas për një vit nga kompania Papa John’s, pasi rrjeti i picerive i kishte premtuar atij pica falas në rast se nuk pësonte gol.
Chris Neal, 32-vjeçar, do të konsumojë pica falas nga kompania Papa John’s, shkruan Insajderi
Atij i ishin premtuar pica falas në rast se nuk do të pësonte gol në rundin e tretë të FA Cup, ndërmjet Fleetwood Town dhe Leicester Cityt.
Ndeshja përfundoi baras 0:0, dhe portieri i Fleetwood tani do të ketë pica falas për gjatë gjithë vitit, pasi arriti të mbajë të paprekur rrjetën e tij.
“Është e mrekullueshme. Nëse arrijmë të mos pranojmë gol, do të kem një picë falas për çdo javë për tërë vitin. Nuk është gjë e keqe apo jo”, kishte deklaruar ai para ndeshjes.
Piceria Papa John’s, është edhe sponzor i skuadrës e cila luan në League One. /Insajderi
COMMENTS