A e mbështet Zyra e BE’së dërgimin e demarkacionit në Arbitrash, kjo është përgjigja

A e mbështet Zyra e BE’së dërgimin e demarkacionit në Arbitrash, kjo është përgjigja

Kritikë adresuar Ministrisë së Shëndetësisë: E keni lënë Lipjanin pa furnizim të mjaftushëm me barna esenciale

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë nuk sheh rrugë tjetër pos ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, si mundësi kjo që kosovarëve tu liberalizohen vizat. Kjo zyrë, kërkon që edhe qeveria e Kosovës, sikurse opozita, të kenë një përgjegjësi të përbashkët që të mbushen kriteret e vetme, që çojnë tek liberalizimi i vizave. E kur pyetën për arbitrazhin ndërkombëtar, misioni i BE-së në Kosovë në një përgjigje për Express nuk zgjedh të komentojë, veçse rikujton hapat që i kanë mbetur Kosovës për të ecur përpara.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e udhëhequr nga Natalia Apostolova, nuk e komenton mundësinë që demarkacioni të përfundojë në arbitrazhin ndërkombëtar, përveçse ritheksojnë qëndrimet e tyre të pandryshuara deri më tani për këtë çështje.

Në një përgjigje për Express, nga kjo zyre sqarojnë se siç edhe është paraqitur në propozimin legjislativ të Komisionit Europian të majit 2016, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi është një kërkesë për liberalizimin e vizave.

“I njohim përpjekjet që ka bërë Kosova tani është thelbësore që Kosova të ofrojë kushtet e mbetura të liberalizimit të vizave duke ecur përpara dhe duke ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit kufitar dhe duke rritur përpjekjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, vlerëson kjo zyre.

Ata thonë se çështjen e demarkacionit e konsiderojnë si një përgjegjësi të përbashkët të qeverisë dhe opozitës për të përmbushur kërkesat e mbetura për liberalizimin e vizave, derisa refuzojnë të thonë nëse kjo marrëveshje mund të rinegociohet.

Por, dikush e sheh si punë të kryer çështjen e Demarkacionit, e dikush tjetër ka ende shpresa se ka zgjidhje në këtë mes. Ramush Haradinaj, dikur opozitë, e tani në rolin e Kryeministrit, ka insistuar vazhdimisht se versioni aktual i demarkacionit është i gabuar. Po provon të sjell fakte për një gjë të tillë. Ndonëse nuk pret mrekulli, Haradinaj nuk mohoi se kjo marrëveshje mund të përfundojë edhe në arbitrazhin ndërkombëtar.

“Nëse mendojnë që është në rregull të rinegociojmë, po – nëse jo, mund të përfundojmë në arbitrazh”, është shprehur kryeministri kosovar.

Por të kryer si akt, e sheh demarkacionin, ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli. Ditë më parë ai deklaroi, madje, u shpreh i sigurt se Demarkacioni me Malin e Zi është punë e kryer.

“Demarkacioni për Malin e Zi është një çështje e mbyllur, është një marrëveshje që është nënshkruar dhe është ratifikuar në parlamentin e Malit të Zi, është përmbyllur dhe praktikisht është punë e kryer për ta”, ka thënë Pacolli.

Sipas ministrit të Jashtëm, Marrëveshja nuk mund dhe nuk ka asnjë mundësi të rinegociohet.

Mirëpo sa i përket negociatave për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Ambasada amerikane tha ditë më parë për Express se rinegociimi i demarkimit të kufirit me shtetin malazez, apo dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën e Arbitrazhit varet nga dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe Malit të Zi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)