E mohuan lidhjen, tash Klea Huta dhe Elgit Doda konfirmojnë romancën (Foto)

E mohuan lidhjen, tash Klea Huta dhe Elgit Doda konfirmojnë romancën (Foto)

Dasëm madhështore e Princit të Etiopisë (Foto)

Këngëtari i njohur dhe producenti shqiptar, Elgit Doda, dhe prezantuesja e njohur, Klea Huta, janë tashmë në romancë të konfirmuar.

Ka disa muaj që përfolet për një lidhje të dyshes, por asnjë prej tyre nuk konfirmoi ndonjë risi.

Ata madje edhe u intervistuan nga media të ndryshme ku e mohuan lidhjen e tyre.

Megjithatë, në një postim në Instagram ata kanë zyrtarizuar marrëdhënien duke u bërë kështu edhe çifti më i ri në skenën e shoubizit shqiptar.

Elgiti shihet teksa puthë Klean, por nuk ka pasur ndonjë përshkrim fotografia, duke lënë të kuptohet se fotografia flet vet.

Këngëtari dhe producenti ka kohë që është distancuar nga projektet muzikore, duke lënë të kuptohet se ai është shumë i përkushtuar në jetën private.

Prej hiteve më të mëdha të tij konsiderohen këngët me Noizyn dhe Zajmina Vasjarin. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)